Lajme

“Duhet të ishin dy shoferë ”, eksperti bullgar: Policia të mos fshihet shkurreve

BULLGARI – Kryetari i Sindikatës së Mësimdhënies së Automjeteve Jonko Ivanov ngriti zërin pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ku një autobus i linjës Besa trans, shpërtheu në flakë pas përplasjes me bordurën anësore dhe shpërtheu në flakë duke i marrë jetën 46 personave.

Në kanalin “ON AIR”, Jonkov këmbënguli se duhej të kishte të paktën dy shoferë në autobus në mënyrë që të drejtohej sa më mirë. Ai kërkoi llogari nga policia dhe shteti për neglizhencën e treguar ndaj sigurisë rrugore.

Është autostradë me shpejtësi 120 km/h maksimale. Ku janë 3 autobusët e tjerë, a nuk udhëtojnë dhe kalojnë bashkë kufirin? është ose rruga, autobusi, ose shoferi, njëra nga këto kombinime ka shkaktuar tragjedinë. Duhet të kishte dy shoferë në autbous për të hyrë në Bullgari. A është verifikuar koha që kanë pushuar? Ai (shoferi) ka hyrë në Bullgari në orën 10:00 dhe udhëton përshkon një rrugë tëgjatë, ndalon për një orë për të pushuar. Dhe të gjithë njerëzit zbritën poshtë, që do të thotë se askush nuk ka fjetur në këtë kohë. Në vend që policia të fshihet në shkurre, ata mund të ishin gjatë mbrëmjes në vendngjarje, ku ka rrezik të madh. Njerëzit po vdesin nga pakujdesia e politikanëve për ccështjen e sigurisë rrugore.  Ata nuk kërkojnë ndihmë nga ekspertët, ata kanë përgjegjësi. Ku është ‘Administrata e Automobilëve’ për të kryer kontrollin në kufi. Duhet të krijohet një komision i përbashkët dhe hetimi nuk të zgjasë shumë përderisa janë prekur të dyja vendet”, u shpreh eksperti i sigurisë rrugore Jonko Ivanov.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *