Argument

Duhet pranuar fakti dhe fati që Lajçaku dhe Borreli kanë qëlluar të jenë përfaqësuesit dhe lehtësuesit europianë më proserb të mundshëm në këtë kohë negociatash të rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë

Nga Bekim Qoku

Duhet pranuar fakti dhe fati që Lajçaku dhe Borreli kanë qëlluar të janë përfaqësuesit dhe lehtësuesit europianë më proserb të mundshëm në këtë kohë negociatash të rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë. Kosovës i mbetet të presë një momentum tjetër për negociata, një pa Borrelin dhe definitivisht pa Lajçakun.

Lexo më shumë  Partitë opozitare dhe analistët e tyre kuptuan se duke u përpjekur t’ia pamundësonin Kurtit mandatin 4-vjeçar, në fakt vetëm sa ia mundësuan një 2-vjeçar shtesë qeverisjeje

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me këto lehtësues proserb, zhvillohet jo mbi parimin win-win, por mbi parimin se sa shumë do të fitojë Serbia dhe sa shumë do të humbasë Kosova. Ky nuk është parim që respekton dinjitetin e çdo kombi, si parim i barazisë midis kombeve, që është bazik në marrëdhëniet midis shteteve në BE dhe OKB. Respektimi i më të fortit kaq hapur nxjerr lakuriq hipokrizinë e vlerave europiane.

Lexo më shumë  “Fjalët i merr era, vota lë gjurmë!” Deputetët socialistë përballë provës së guximit politik

Rruga Press

YouTube player