KryesoreLajme

“Duhet ndryshuar Kushtetuta”, Loli: Kosova është peng i Listës Serbe dhe i opozitës që nuk pranon verdiktin e zgjedhjeve

Analisti Egon Loli, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, krizën politike në Kosovë, ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme brenda një viti, u shpreh se problemi kryesor në këtë krizë është roli që luan pakica serbe, që ka rol kushtëzues, sipas Kushtetutës së Kosovës, por edhe roli i opozitës, që nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve.

“Fajin e parë e ka kushtetuta e Kosovës që para palës shqiptare detyron të bëjë kompromis me pakicat serbe. Në atë vend duhen ndryshuar shumë gjëra. S’ka arsye që zgjedhja e presidentit të kushtëzojë rrëzimin e qeverisë dhe shpërndarjen e kuvendit, sepse Kosova, është republikë parlamentare, duke hequr mekanizmin bllokues, por është pakica serbe që bllokon. Kjo i ka prishur punë Kosovës, duke u vënë pengesa, siç janë këto apo pranimi i asociacionit për të marrë pavarësinë.

Lexo më shumë  Maqedonci: Serbia si Rusia, ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën

Faktori tjetër është një pakicë politike që nuk pranon verdiktin e zgjedhjeve, të tre zgjedhjeve, shkurtit, nëntorit dhe zgjedhjeve vendore. Kjo pakicë është gati sa herë ka mundësi ta çojë vendin në zgjedhje duke u bashkuar ma pakicën serbe.

Lista serbe dhe opozita bëhen bashkë, siç ishte kësaj radhe për presidentin që bllokuan zgjedhjen e presidentit.

Ish-presidentja Vjosa Osmani u takua me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke treguar se ajo nuk ishte një kandidate për presidente apartiake, se duhej shkuar në zgjedhje.

Lexo më shumë  Aktakuzë për krime lufte ndaj Milojko Gjorgjeviqit, dyshohet për vrasjen e tre civilëve në Zveçan

Osmanin në fund e pranoi si kandidate për të mos shkuar në zgjedhje, por Osmani nuk i kishte 15 votat e LDK-së, sepse Abdixhiku tregoi një shkresë vetëm me firma, por jo emrat e 15 deputetëve që e mbështesnin”- tha Loli.

YouTube player