Lajme

Dugolli sërish me shkresë për Specialen: Prokurori ka juridiksion ta hetojë masakrën e Dubravës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i është drejtuar sërish me një shkresë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me hetimin e masakrës së Dubravës, i mbijetuar ti të cilës është vetë ai.

Dugolli ka njoftuar se nëpërmjet kësaj shkrese, ka ofruar argumente shtesë për ushtruesin e detyrës së prokurorit të specializuar, Alex Whiting, se Gjykata Speciale ka juridiksion të plotë për të hetuar këtë masakër.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Sot prapë i kam dërguar një shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon juridiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokurori i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”, ka shkruar ai në Facebook, krahas fotografisë së shkresës.

Ditë më parë, Dugolli i është drejtuar ZPS-së me kërkesë që të nisë hetimin ndaj masakrës së Dubravës.

Nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999, brenda Burgut të Dubravës janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *