Lajme

Dugolli: Rrëmbimi i policëve, sulm i drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës. Ndërkombetarët të ndryshojnë qasje!

Situata në vend po vazhdon të jetë e mbushur me zhvillime të shumta politike.

Në lidhje me këto ngjarje në një intervistë për gazeten “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e Levizjes Vetevendosje (LVV), Enver Dugolli.

Deputeti filloi me komentimin e ngjarjes se fundit, përkatsisht me kidnapimin e policëve të Kosovës. Ai e konsideron si te papranueshem veprimin e serbëve duke thene se paraburgimi per policet është në kundërshtim me çdo konventë apo ligj ndërkombëtar, për arsye se ata nuk ishin dhe nuk janë kriminele.

Ndërsa i pyetur për akuzat e opozitës në vazhdimsi kundër Qeverisë, Dugolli tha që në këto ngjarje duhet të jemi bashke, pasi ka vende të tjera ku mund të bëhen kritika.

Ne shpresojmë se qasja e ndërkombëtarëve do ndryshoje në favor të se vërtetës duke bashkërenduar përpjekjet për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurta në veri të vendit”, u shpreh deputeti më tej.

Ndër të tjera, Dugolli për një marrëveshje të mundshme me Serbinë tha që Kosova është e gatshme për dialog, por është vet Serbia ajo e cila po shkele çdo marrëveshje.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si i komentoni tensionet e tanishme ndermjet Kosovës dhe Serbisë?

Enver Dugolli: Situata është e tensionuar për shkak të provokimeve që Serbia po i bënë shtetit të Kosovës përmes bandave kriminale dhe forcave ekstremiste të djathta dhe të milicisë fashiste duke synuar përshkallëzimin e situatës dhe destabilizimin e vendit. Tani kemi edhe një element të ri të rrezikshëm të kryer nga Serbia, sulmin e drejtpërdrejte në sovranitetin dhe integritetin e vendit tone, duke rrëmbyer në thellësi të territorit të Kosovës tre zyrtare policor.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

“Bota sot”: Tre policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të vendit tashme iu shqiptua masa e paraburgimit. Si e vleresoni këtë situatë?

Enver Dugolli: Rrëmbimi dhe mbajtja e tre zyrtarëve policor të Kosovës është krejtësisht e papranueshme sepse këta zyrtare policor përveçse kanë qenë në territorin tonë, ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale apo sulmi ndaj askujt. Edhe paraburgimi i caktuar për ta është në kundërshtim me çdo konventë apo ligj ndërkombëtar për arsye se ata nuk ishin dhe nuk janë kriminele, por janë zyrtar që kujdesen për zbatimin e ligjit dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.

“Bota sot”: Cila duhet të jetë përgjigjja e duhur e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë?

Enver Dugolli: Tanimë kemi edhe thirrjet nga Depertamenti i Shtetit të SHBA-ve për lirimin e pakushtëzuar të tre zyrtarëve policor, të Britanisë së Madhe e kështu më radhë. Mirëpo, përveç lirimit të menjëhershëm dhe pa kusht, presim nga bashkësia ndërkombëtare që të dënoje fuqishëm aktin e rrëmbimit të paligjshëm nga ana e Serbisë.

“Bota sot”: Gjithashtu akuzat e opozitës ndaj qeverisë po vazhdojnë. A mendoni që duhet një unitet në këtë kohë dhe jo “sulme”?

Enver Dugolli: Në kohë si kjo në (pozitë dhe opozitë) do duhej të ishim bashkë në qëndrime e vendime sepse po bëhet fjalë për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit dhe sundimin e ligjit. Çdo kundërshtim ndaj veprimeve institucionale për rend dhe ligj, dobëson pozicionin e Kosovës dhe inkurajon grupet dhe bandat fashiste për të vazhduar sulmet ndaj institucioneve. Ka fusha të mjaftueshme ku mund të bëhet opozitë dhe kritikë, por jo me çështje si kjo e veriut të vendit.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

“Bota sot”: A duhet që SHBA-ja dhe BE-ja ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë duke e ashpërsuar atë, krahasuar me qasjen e tanishme, në veçanti ndaj Serbisë?

Enver Dugolli: Ne shpresojmë se qasja e ndërkombëtarëve do ndryshoje në favor të se vërtetës duke bashkërenduar përpjekjet për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt në veri të vendit. Nuk mund të barazohen në asnjë moment veprimet e institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj me veprimet destruktive dhe armiqësore të Serbisë ndaj shtetit tonë.

“Bota sot”: Duke qenë në këtë situatë, sa afër mund të jete një marrëveshje me Serbinë?

Enver Dugolli: Ne patëm arritur një marrëveshje të dakorduar nga ndërmjetësit në BE dhe SHBA, mirëpo Serbia është ajo që po minon këtë marrëveshje. Ashtu siç nuk ishte dakord që të nënshkruante, ajo shkeli në vazhdimësi marrëveshjen pa marr asnjë vërejtje apo qortim nga BE-ja si sponzorizuese dhe garantuese e marrëveshjes. Kosova është e interesuar që marrëveshja të zbatohet menjëherë dhe pa asnjë kushtëzim ashtu siç ishte dakorduar nga palët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *