Dua Lipa ngjitet këtë të dielë në skenën e “Grammy”
Dua Lipa do të jetë njëra prej prezantuesve të shumtë sivjet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” që do të zhvillohet këtë të diele në Las Vegas.
Këngëtarja nga Kosova 26-vjeçare e cila vitin e kaluar ka fituar trofeun “Albumi më i mirë vokal pop”, për albumin e saj “Future Nostalgia”, do të ngjitet të dielën në skenën e Grand Garden Arena në Las Vegas, për të ndarë një çmim, bashkë me reperen, Megan Thee Stallion, këngëtaren Joni Mitchell dhe yllin e filmit “House of Gucci”, Jared Leto.
“GRAMMY fitoi byrekun më të ëmbël. Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion do të kthehen në skenën GRAMMY, këtë herë”, ka shkruar akademia “Grammy” në Instagram.
Krijueseve të hitit të ‘Sweetest Pie’ do t’u bashkohen yjet e tjerë si: Lenny Kravitz dhe aktorët e “Pose” Billy Porter dhe Michaela Jaé Rodriguez.
Muzikanti i Country, Keith Urban, si dhe krijuesja e hitit “Sk8er Boi”, Avril Lavigne do të jenë gjithashtu të gatshëm për të dhënë çmimet prestigjioze, së bashku me aktorin e “8 Mile”, Anthony Mackie.
Grammy këtë vit do të drejtohet nga ylli i “Daily Show”, Trevor Noah dhe do të përcillet me performancë nga Lady Gaga – e cila është nominuar për pesë çmime, si dhe HER, Chris Stapleton, Nas, BTS, Billie Eilish, Brothers Osborne, Olivia Rodrigo dhe kandidati kryesor, Jon Batiste i cili është në garë për tetë çmime.
Rruga Press