Bota

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka arritur të godet një anije ruse që lëvizë me shpejtësi të madhe – e cila u shkatërrua nga dronët ujor në brigjet Vuzka të Krimesë së pushtuar.

Anija ruse u godit derisa ishte e ndaluar në port dhe u hodh në erë nga droni ujor Magura V5 në gjirin Vuzka.

Lexo më shumë  Ukraina dhe aleatët evropianë paraqesin pesë kushte për paqe të qëndrueshme me Rusinë

Pamjet nga kamera e vendosur në dronin ujor, tregon sesi rusët e kishin vërejtur dhe vazhdimisht e gjuanin me artileri me shpresën se do ta godasin dhe të parandalojnë sulmin kamikaz.

Megjithatë operatori i dronit e menaxhoi mirë situatën dhe arriti në destinacion duke e goditur direkt anijen ruse.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit shkatërrojnë anijet ruse me dronë dhe raketa të sofistikuara, që i kanë marrë nga aleatët perëndimorë.

Lexo më shumë  Aeroplanët e NATO-s rrëzuan një dron që hyri në hapësirën ajrore letoneze nga Rusia

Rruga Press

YouTube player