Bota

Droga dhe krimi sheshit, “Molla e Madhe” po “kalbet” nga brenda

Është një prej qyteteve më të bukur në botë, ku banojnë miliona vetë dhe miliona të tjerë e vizitojnë çdo ditë. Por edhe pse nofkën e ka “Molla e Madhe”, sot Nju-Jorkun mund ta quash pa frikë “Molla e Kalbur”.

Fotot e fundit që vijnë nga qendra e qytetit, në lagjen më të famshme, Manhatan, tregojnë një anë të zymtë, ku përdoruesit e drogës dhe kriminelët ordinerë duket se kanë pushtuar rrugët.

Fotografi Stefano Giovannini fiksoi disa momente vërtet të trishta, ku shihen përdoruesit e heroinës duke injektuar drogën në mes të ditës dhe në zona të populluara, si “Union Square”, por edhe të pastrehët që shtrihen në shkallët e metrove dhe ngacmojnë njerëzit. Skenat e përdoruesve të drogës janë një fenomen i muajve të fundit. Në maj, 7 burra u fotografuan duke marrë heroinë në të njëjtin moment, në East Harlem.

Lexo më shumë  F-35 ngrihet në qiell! SHBA dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitjen më të madhe ajrore

E sikur të mos mjaftonin përdoruesit e drogës dhe të pastrehët, kryetari i Bashkisë, Eric Adam, është zotuar të luftojë krimin, me shifrat që kanë pësuar rritje me 40% nga viti i kaluar. Pjesë të qytetit janë  kthyer në streha të krimit, ndërsa në disa prej lagjeve më të famshme të Manhatanit, prindërve iu këshillohet të kenë kujdes me fëmijët, pasi po ekspozohen ndaj skenave të nuditetit dhe përdorimit të drogave.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *