Opinion/Aktualitet

“Dridhen” vendet e NATO-s nga ministrja Olta Xhaçka

Nga Boldnews.al

Ajo priti të flisnin të tjerët. Dëgjoi me vëmendje dhe kur mori fjalën i bëri të “dridheshin” ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët nuk kanë pranuar që të marrin në shtetet e tyre emigrantët afganë. I bëri për ujë të ftohtë, i “turpëroi” ua tha ballazi kritikat e rrepta, sepse ajo është ministre e një vendi të “fuqishëm” shumë “human”, por të “madh” edhe në pikëpamjen ushtarke. Kjo ishte Olta Xhaçka, ministrja jonë e Punëve të Jashtme dhe Evropës.

Ajo tregoi jo vetëm guximin personal që e karakterizon, por edhe qëndrimin e Shqipërisë me në krye Edi Ramën si një vend pararojë në ndihmën e që u jep vendeve të luftës. “Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka. U stepën të gjithë dhe ndoshta sapo është mbyllur ajo mbledhje, shumë kryeministra të Evropës kanë menduar sesi një ministre kaq e guximshme, e ditur dhe humane nuk e gjejnë në vendin e tyre. Por ky “fat” na ka rënë neve.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Mes atyre shteteve që nuk kanë pranuar emigrantët afganë, ishte edhe Turqia dhe Greqia. Ajo Turqi që i përkulet në gjynjë kryeministri Rama me ministra e ministresha duke zgjatur duart e lypjes për vaksina, shtepi falas për të prekurit nga tërmeti apo edhe për uniformat e ushtrisë. Ishte edhe Greqia e 700 mijë emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. Por Xhaçka jonë ua plasi në sy kritikat e saj prej një shtetareje të madhe.

Jo rastësisht është aty si kryediplomate. Para këtij posti mbajti atë të Ministres së Mbrojtjes. Nuk linte stërvitje ushtarake të dimesioneve të mëdha të ushtrisë sonë, apo udhëtime me helikopter për fushatë që t’i humbiste. Ishte vendosur si drejtuese e qarkut të Dibrës dhe pasi i kollondrisi punët mirë atje, e transferoi Rama në Korçë.

Është akuzuar se ngrinte helikopterët e ushtrisë për fushatëën e PS-së sepse i pëlqente udhëtimet në ajër për të shmangur rrugën e gjatë drejt Dibrës, por sërish SPAK as ka ndërmend të hapë atë dosje. Edhe në kohën e pandemisë një tender i dyshimtë prej 15 milionë eurosh kaloi nga zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes që drejtohej nga Xhaçka, por sërish pa asnjë cimbim ja hodhi.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Ministre të tilla që kritikon hapur homologët e Evropës së zhvilluar nuk gjenden lehtë. Por ajo në fund të fundit tregoi se Rilindja është me mision “hyjnor në tokë”. Jemi vetëofruar edhe pa na e kërkuar që të strehojmë mbi 2000 emigrantë afganë. Në godinat e studentëve do i mbajmë, dhjetara kamera qeveritare do i instalojmë aty ku do shfaqet “Mulla ii madh” me taborrin e tij. Po flitet që do të bëjnë edhe një kërkesë tjetër për t’i mbajtur përgjithnjë afganët këtu.

Ashtu si pararadhësi i PS-së Enver Hoxha, që “kritikoi ashpër” devijimin e vijës së stalinizmit nga vendet komuniste edhe ministrat e sotëm dhe kryeministri ynë nuk ia përton kujt, ndonëse vend fatkeqësish jemi dhe kur kemi nevojën bëjmë sërish lypsarin për para, ndërtim banesash dhe spitalesh falas, apo edhe për të shuar ndonjë vatër zjarri hapim sytë nga qielli kur do vijë ndonjë avion nga vendet e BE-së. Me ministren sot krenohet i madh e i vogël i Rilindjes!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *