Kuriozitete

100 milionë dollarë është vlera për veprat e Picasso-s që do të dalin në ankand në Las Vegas

Sotheby-s do të shesë 11 vepra në Bellagio, një nga hotelet dhe kazinotë më të mëdha në Las Vegas, dhe ky do të jetë një nga ankandet më të shtrenjta të Picasso-s.

Qyteti i mëkateve, ku mund të vendosësh në kumar gjithë kursimet e tua apo të martohesh si dhe me kë të duash, së shpejti do të organizojë një nga ankandet më të shtrenjta të Pikasos që është parë ndonjeherë.

Sotheby’s ka njoftuar se do të shesë 11 vepra Picasso në pronësi të MGM Resorts, të cilat kanë një vlerë të kombinuar prej rreth 100 milion dollarë (72 milion £).

Plani është që të rikrijohet dhoma e famshme e ankandeve të Sotheby’s në New York, në Bellagio, hoteli dhe kazinoja me më shumë se 3.000 dhoma dhe mijëra lojëra elektronike, tavolina pokeri dhe ruleta fati.

Bellagio ka  një nga galeritë më të mira të artit në qytet. Shumë nga veprat e Picasso-s që shiten, varen në restorantin “Picasso” të hotelit.

Një nga veprat kryesore të ankandit do të jetë “Femme au Béret Rouge-Orange”, pikturuar në vitin 1938 dhe një nga veprat e fundit të Picasso-s që përshkruan muzën dhe dashnoren e tij Marie-Thérèse Walter. Do të shitet me një vlerë fillestare prej 20-30 milion dollarë.

Vepra “Femme au beret rouge-orange” (1938)

Gjithashtu në shitje do të jenë dy nga pikturat më të mëdha të Picasso-s (1969 -1970), “Homme et Enfant” (20-30 milionë dollarë) dhe “Buste d’Homme” (10-15 milionë dollarë). Të dy u përfshinë në një ekspozitë të vitit 1970 në “Palais des Papes” në Avignon, ndoshta ekspozita më e rëndësishme e karrierës së tij.

Ankandi më 23 tetor do të jetë ankandi më i madh i arteve të bukura që është zhvilluar ndonjëherë në Las Vegas dhe do të shoqërohet me një ekspozitë katër-ditore të “sendeve më luksoze në botë”.

Detajet e sakta ende nuk janë zbuluar, por artikujt do të përfshijnë makina, stoli, orë, çanta dore dhe shumë sende të tjera luksi. Më pas në fund të tetorit ato do të shiten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *