Argument

Drejtuar Bedri Hamzës: Opozitë do të thotë pjesëmarrje për të kundërshtuar, jo bojkot për të bllokuar

Nga Donik Sallova

Po Bedri Hamza, populli ju ka vendosur në Opozitë, por jo si Bojkot-istë për t’i bllokuar institucionet vetëm pse nuk jeni shumicë.

Opozitë do të thotë pjesëmarrje për të kundërshtuar, jo bojkot për të bllokuar.

Opozitë do të thotë vendosmëri për të mbrojtur dhe argumentuar vlera politike edhe si pakicë, por jo për të mohuar parimet themelore të demokracisë.

Demokracia njeh rolin e shumicës dhe të pakicës në sistem politik dhe si pakicë detyra juaj është të jeni pjesë e institucioneve, të bëni opozitën e pushtetit përmes votës kundër, përmes kritikës dhe duke ofruar në mënyrë konsistnte alternativën më të mirë për secilin propozim të pushtetit.

Lexo më shumë  Në shumë vende, kontrolli i banesës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kërkesa për arrest shtëpie për drejtuesen e SHISH-it do të bëheshin film

Që nga 9 shkurti 2025 keni dëshmuar që jeni Opozitë kundër shtetit vetëm sepse populli ju ka përcaktuar të vazhdoni të jeni pakicë.

Nëse do të vazhdoni kështu, pra të bllokoni shtetin vetëm sepse nuk e keni pushtetin, atëherë vetëm do ta vërtetoni atë për të cilin ju kemi akuzuar gjithmonë që për PDK-në koncepti i shtetit gjithnjë ka qenë parti-shtet, dmth shteti vlen vetëm kur e keni pasur pushtetin, shteti në funksion të pushtetit, pushteti në interes të partisë.

Lexo më shumë  Brenda pesë ditësh, shumë qendrime, për çështje kaq serioze për shtetin, ndoshta këta të PDK-së fillimisht duhet të dakordohen mes vete se cili është qëndrimi i tyre

Prandaj, për PDK-në shteti ka emër: Pushtet. Por, ato kohëra kanë përfunduar!

Rruga Press

YouTube player