Lajme

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci: Mobilizimi i Serbisë nënkupton më shumë trupa të NATO-s në rajon

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, i cili ka theksuar se Serbia synon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Peci ka thënë se një vendim i tillë i Serbisë do të ndikojë shqiptarët e Luginës, duke shtuar se përmes tij do të bëhet ndërrimi më tej i strukturës etnike në ato territore.

“Kjo politike e Serbisë përpos që ka për qëllim përgatitjen masive të popullatës për situata luftarake, do të ndikoj edhe në emigrimin e te rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, pasi edhe ata do të detyrohen të jenë pjesë e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përmes saj padyshim se do të bëhet në mënyrë të heshtur edhe ndërrimi i mëtutjeshëm i strukturës etnike në këto territore”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ai ka theksuar se mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa të NATO-s në rajon. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kthejë sytë kah ajo që po planifikon Serbia.

“Përpos politikes në Prishtinë dhe Tiranë, perëndimi duhet ta ketë në vëmendje të plotë atë se çfarë është duke bë Serbia në këtë fushë. Armatimi dhe mobilizimi ushtarak i Serbisë nënkupton edhe më shumë trupa ushtarake të NATO-s në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player