KryesoreLajme

Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashkinë e Tiranës

Skema e vjedhjes së drejtorëve të 5D, të cilët kaluan së paku 20 milionë euro përmes 23 tenderash në kompaninë e tyre private, nuk është korrupsioni i vetëm brenda një bashkie të ndërtuar vetëm si fabrikë parash. Përpos Maringlen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës që tashmë gjenden në burg në fokus të akuzave është vënë edhe drejtori i policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj.

Të enjten në mbrëmje, ish-kandidati për kryetar i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, të bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj. Akuza ndaj tij është se njësoj si drejtorët e tjerë tashmë të burgosur ai u emërua në detyrë që në fillim të mandatit të parë të Veliajt, duke u marrë nga policia e anti drogës, me qëllimin e qartë për të bërë para. Po si e realizoi këtë? Të gjithë i mbajnë mend aksionet e egra kundër tregtarëve ambulantë të fruta perimeve që zbrisnin në kryeqytet për të shitur pak prodhime të bahçeve të tyre. Policia bashkiake e Kapllanajt i vërsulej atyre duke i gjobitur, sekuestruar mallin dhe duke i proceduar. Qëllimi i shpallur ishte vendosja e rregullit dhe lufta kundër informalitetit në qytet. Por sipas akuzës qëllimi i vërtetë ka qenë tjetër.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

Policët e Ermal Kapllanajt demostronin aq zell dhe egërsi sepse komandanti i tyre po planifikonte të kontrollonte tregin e fruta perimeve në Tiranë. Sipas dokumentave të bëra publike nga Belind Këlliçi ndërkohë që Kapllanaj pastronte tregjet nga shitësit ambulanë ai cakton vjehërrin e tij me punë axhustator, me rrogë 30 mijë lekë në muaj, që të bëhej biznesmen fruta perimesh. Ai bëhet aksioner i kompanisë FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Por historia nuk përfundon këtu. Aksioneri tjëtër i kompanisë që ka të drejtën e tregtimit nëpër lagjet e kryeqytetit është babai i një miku të Kapllanajt, Ferdinant Marës që edhe ai punon si oficer në policinë bashkiake (shiko faksmilet nga QKB oshte). Pra dy policë të bashkisë që lirojnë tregjet informale i formalizojnë ato duke ngritur një biznes me emrat e të afërmve të tyre.

“Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për Drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019” tha Këlliçi në emisionin e Ylli Rakipit. 

Lexo më shumë  Sharjet e nxitja e dhunës pritet t’u kushtojnë deputetëve deri në 344 euro

Si për ti dalë përpara alibisë se Erion Veliaj nuk dinte gjë për këtë aktivitet, politikani demokrat nxori në studio edhe prova me shkrim të implikimit të Kapplanajt në fushatën elektorale të Veliajt. mesazhe dhe urdhëra që policët bashkiakë të bënin like në rrjetet sociale postimeve të kryebashkiakut. Ai nxori edhe ligjin për policinë bashkiake që i ndalon pjestarëve të saj të jenë pjesë e partive apo organizatave politike dhe të bëjnë propagandë për to.

Po pse e thyente ligjin Ermal Kapllanaj, në favor të Veliajt? Deduksioni është i qartë, sepse ky i fundit i kishte lejuar të përdornin postin për tu pasuruar, duke luftuar tregtarët e vëgjël të fruta perimeve dhe duke ngritur për vete një monopol e cila qarkullon deri në 600 mijë euro në vit sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit. /lapsi.al/

YouTube player