Lajme

Drejtësia manipuloi procesin/ I hoqën fëmijët e mitur nënës dhe ja dhanë kujdestarinë e tyre babait me pasuri kriminale

Mbrëmjen e djeshme, teksa flitej për vrasjen e Sabrinës nga ish-bashkëshorti i saj, në emisionin ‘Open’, gazetarja Klodiana Lala ka ngritur alarmin e një tjetër rasti ku drejtësia shqiptare ka dështuar. Lala tregoi se një koleges së saj, gazetare, gjykata i ka hequr të dy fëmijët duke ja lënë bashkëshortit. Ajo tha se gruaja nuk mundet as t’i shohë fëmijët e saj.

“Dua të sjell sot një rast, ku një kolegia jonë shpëtoi nga duart e një babai të dhunshëm dhe sot ajo jeton pa dy fëmijët, pa dy djemtë. Është nga ato raste ku jemi investuar jo vetëm si gazetarë, por edhe personalisht në zbatim të ligjit, por ne dështuam për të bërë drejtësi. Një grup gjyqtarësh të korruptuar që morën para nga një njeri i kamur me lekët e krimit u paguan dhe dy fëmijë të mitur ja hoqën nënës. Sot ajo grua nuk ka mundësi as t’i shohë.”, tha Lala.

Ngjarja u shpjegua më tej nga gazetari Elton Qyno, se si u veprua për t’i marrë fëmijët e mitur nga nëna e tyre.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Duke marrë shkas nga rasti që përmendi kolegia, unë e njoh dhe është vërtetë një fatkeqësi. Po flasim për një proces shumë të ndërlikuar, ku bashkëshorti që ka buxhetin financiar, apo e thënë ndryshe me terminologjinë e korridoreve të gjykatave shqiptare, ai që ka karburantin financiar, ai fiton edhe gjyqin, edhe të drejtën e fëmijëve. Gjithmonë në lidhje me fëmijët bëhet një akt ekspertimi nga një psikolog. Dhe psikiatri apo eksperti, psikologu, e bën aktin që e manipulon situatën, manipulon fëmijët, nxjerr të gjithë situatën me kë duhet të rrijë fëmija. Bëhet nga nëna që e ka lindur e i ka bërë kokën, që i ka matur temperaturën, që ka ndenjur gjithë ato netë zgjuar, bëhet nëna a thua se është hasmi, gogoli, manipulohen letrat. Manipulohen letrat e fëmijët sepse ata janë ende në moshën e lodrave. Ku babai del si ai që i përkushtohet e nëna lihet në një xhep tek koshi i plehrave. Trajtohet si gogol. Kjo situatë arrin deri në atë pikë, sa fëmija shikon gogol nënën dhe njerkën apo dashnoren, nënë. Këtu jemi në rastin që gjykata, duke parë këto akte psikologjike dhe fëmijën që është indoktrinuar kaq gjatë dhe kaq shumë…. fëmija manipulohet, po manipulohen pleq e të mëdhenj dhe menjëherë fëmija ndryshon thëniet dhe thotë do rrijë me babain. Në këtë rast gjyqtari merr edhe një thes me lek edhe është në rregull që të vazhdojë të veprojë”, vijoi Qyno.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Sipas disa burimeve, bëhet fjalë për për pronarin e një kompleksi në autostradën Fushë-Krujë Milot, “Europa Park”, Mentor Rryçi. Nëna e fëmijëve kërkon që çështja të rigjykohet për shkak të shkeljeve të bëra dhe ngjarjeve të tjera të rënda të ndodhura gjatë kësaj periudhe. Personi në fjalë është dënuar dy herë nga Dhoma Penale e Tiranës, për veprën penale të “Pengim të ekzekutimit të vendimit”, pasi nuk ka lejuar nënë të takojë dy djemtë e saj. Ai është dënuar gjithashtu edhe për veprën penale të “Vetëgjyqësisë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *