BallinaLajme

“Drejtësi për Klodianin”, ”S’ka drejtësi në Shqipëri” nis marshimi nga qindra të rinj drejt Drejtorisë së Policisë edhe në Durrës

Një protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ka nisur dhe në qytetin e Durrësit. Qindra të rinj janë grumbulluar dhe po marshojnë drejt komisariatit të qytetit, ashtu si një ditë më parë.

Protestuesit kanë ndryshuar sërish kërkesat e tyre drejtuar autoriteteve. Ata nuk janë mjaftuar me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kërkojnë dhe shkarkimin dhe arrestimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, drejtësi për ngjarjen e rëndë dhe lirimin e të gjithë personave të arrestuar.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Ashtu edhe si mbrëmjen e kaluar policia ka marrë masa tepër të forta për protestën duke krijuar kordonë sigurie në institucionet kryesore.

YouTube player