Bota

Drejt fundit të luftës/ Dy Koretë arrijnë marrëveshjen e paqes

Denuklearizimi i Koresë së Veriut ka qenë kryetemë e diplomacisë amerikane për një kohë të gjatë.

Testimet raketore të liderit koreanoverior kanë tensionuar gjithnjë marrëdhëniet me fqinjët e tij. Së fundmi, ngjan se ka dritë në fund të tunelit.

Presidenti i Koresë së Jugut tha këtë fillimjavë se SHBA, Koreja e Veriut, vendi i tij dhe Kina kanë rënë dakord “në parim” për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane.

Ky është një hap i rëndësishëm përpara, teksa palët pritet të takohen në të ardhmen. Një pengesë për takimin e radhës janë edhe kërkesat që bën Koreja komuniste, vendi më i izoluar në botë.

Lexo më shumë  NATO: Rusët nuk kanë numra dhe aftësi për përparim strategjik në Ukrainë

Kjo marrëveshje ka rëndësi sipas presidentit koreanojugor sepse masa do të ndihmonte në rifillimin e negociatave të ngecura midis vendeve për denuklearizimin e Phenianit.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se zyrtarët amerikanë ishin “të përgatitur të takoheshin pa parakushte”. 

“Ne shpresojmë se Koreja e Veriut do t’i përgjigjet pozitivisht mesazhit tonë,” tha zyrtari amerikan.

Moon tha gjatë një konference shtypi në Canberra të Australisë se zyrtarët e Koresë së Veriut ishin këmbëngulës që SHBA të hiqte dorë nga ajo që ata e përshkruajnë si një “politikë armiqësore” ndaj vendit.

“Për shkak të kësaj, ne nuk jemi në gjendje të ulemi për një diskutim apo negociata për t’i dhënë fund zyrtarisht luftës”, tha Moon.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

“Vetë deklarata për t’i dhënë fund luftës nuk është qëllim përfundimtar,” tha Moon. Por do të ishte një hap thelbësor në çeljen e rrugës për denuklearizimin dhe paqen në Gadishullin Korean, tha ai.

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut janë ende teknikisht në luftë, ku palët mbështeten nga  Amerika dhe Kina, respektivisht. Nuk ka pasur asnjë traktat zyrtar që i jep fund Luftës Koreane të viteve 1950-53.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *