Lajme

Dosja ndaj Llallës/ Pritet t’i dërgohet sot Interpolit

Ministria e Drejtësisë është drejt përfundimit të përkthimit të gjithë dosjes ndaj ish kryeprokurorit dhe më pas dosja do i dërgohet Ministrisë së Jashtme, e cila do të vijojë procedurën e saj që ti kalojë Interpolit.

Sipas burimeve të sigurta mësohet se brenda ditës së sotme dosja do ti dërgohet autoriteteve italiane të cilët më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë apo jo Adriatik Llallën.

Lexo më shumë  Pajisjet elektronike, Shqipëria ka çmimet më të larta në Evropë më 2023

Kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedurave për ekstradimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Duket se Ministria e Drejtësisë është vënë menjëherë në lëvizje duke kryer dhe përfunduar brenda 24 orësh procedurat.

Sipas SPAK dhe policisë së Shtetit Llalla u arrestua më 10 dhjetor në Romë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi ish-kryeprokurorin me dy vite burg.

Lexo më shumë  Serwer: Dodik dhe Vuçiqi mund të tentojnë në Bosnjë një sulm si në Banjskë

Ai u gjet fajtor për mosdeklarimin dhe për fshehje të pasurisë në tre episode. Më konkretisht për ndërtimin e një kati në një banese në Rrugën e Elbasanit, si dhe për fshehje dhe mosdeklarim të vlerave monetare të shkollimit të vajzës së tij dhe lindjes së djalit në SHBA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *