Bota

Blinken: Do marrim masa për gjenocidin në Mianmar

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ndodhet në Malajzi këtë të mërkurë. Ai po zhvillon takime të nivelit të lartë, teksa ka sjellë edhe një herë në vëmendje situatën në Mianmar dhe gjenocidin ndaj Rohingave.

Blinkeni tha nga Malajzia se situata në Mianmar, pas grushtit të shtetit, është “përkeqësuar”.

“Unë mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme në javët dhe muajt në vijim për të parë se çfarë hapash dhe masash shtesë mund të marrim individualisht dhe kolektivisht për të bërë presion ndaj regjimit në Mianmar që ta kthejë vendin në një trajektore demokratike,” tha Blinken. Sipas zyrtarit të lartë amerikan, masat shtesë mund të përfshijnë sanksione të forta.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Sekretari Blinken është në një tur diplomatik në tre vende në Azinë Juglindore, duke filluar nga Indonezia. Grupimi i Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) prej 10 vendesh nuk ka marrë masa të forta kundër Mianmarit, teksa Malajzia zyrtare kërkon që parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme të mos kthehen në parime për indiferencë për çfarë ndodh me qytetarët.

Lexo më shumë  Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë

Rohingyat janë përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të persekutuar në botë. Në 2017-ën, forcat e Mianmarit filluan një spastrim të dhunshëm ndaj komunitetit pakicë mysliman në vend, duke përfshirë vrasjet, rrahjet, përdhunimet dhe djegien e shtëpive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *