Sport

Dorëzohet PSG, Mbappe është i Real Madrid

Reali i Madridit është pranë firmës me Kylian Mbappe, pasi Paris Saint Germain ka vendosur të pranojë ofertën e fundit të klubit spanjoll për talentin francez.

Reali ka vendosur në pjatë 170 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh duke barazuar shifrën të cilin PSG shpenzoi për ta blerë nga Monaco 4 vite më parë.

Lexo më shumë  Jehon kënga ‘Shqipëri o nëna ime’, tifozët kuqezi ‘pushtojnë’ rrugët e Dyseldorfit

Edhe pse jo ende jo zyrtarisht drejtuesit e PSG janë dorëzuar për të mbajtur në skuadër Kylian Mbappe pasi 22-vjeçari ka refuzuar 5 apo 6 oferta që i janë bërë për rinovimin e kontratës.

Te Los Blancos Mbappe mund të veshë fanellën me numër 5, numër ky që nuk i përshtatet një sulmuesi por ka të veçantën se është mbajtur nga ikona franceze e Realit Zinedine Zidane.

Lexo më shumë  Gati për të bërë historinë, Sylvinho ul në stol Hysajn! Njihuni me formacionin zyrtar të Shqipërisë kundër Spanjës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *