Bota

Dorëhiqet ambasadori, pa rrogë që prej gushtit

Ambasadori i Afganistanit në Kinë,  Javid Ahmad Qaem, ka dhënë dorëheqjen  pasi prej muajsh të tërë nuk ka marrë as edhe një rrogë, që kur talibanët morën pushtetin, më 15 gusht.

Në një postim në Twitter, Kaem shkruan se shumë diplomatë në ambasadë ishin larguar tashmë dhe se Kabuli nuk i kishte paguar që prej muajit gusht.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Ka shumë arsye, personale dhe profesionale, por nuk dua t’i përmend këtu”, ka shkruar ai për vendimin e dorëheqjes.

Kina kufizohet me Afganistanin, ndërsa  Pekini ka dërguar ndihma humanitare në vend që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht.

Në letrën e tij, Kaem tha se një person i ri është emëruar në ambasadë , duke iu referuar vetëm si ‘Z. Santaat’.

Qeveritë në mbarë botën, duke përfshirë Kinën, nuk e njohin qeverinë talibane si legjitime. Sanksionet e ashpra që janë vendosur kanë çuar në paralizë të financave publike të vendit.

Rruga Press

YouTube player