Bota

Dorëhiqen dy ministra, Johnsoni lufton për mbijetesë politike

Kryeministri britanik, Boris Johnson po lufton për mbijetesë politike pasi dy nga top ministrat e tij e kritikuan udhëheqjen dhe u dorëhoqën.

Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak, dhe Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, u dorëhoqën me vetëm 10 minuta dallim njëri prej tjetrit. Vendimi u përcoll nga një mori zyrtarësh tjerë.

Vendimi erdhi pas një dite në të cilën kryeministri u detyrua të ndryshonte qëndrimin për mënyrën se si i ka trajtuar akuzat për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një zyrtari të lartë i Qeverisë së tij.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

“Me keqardhje të madhe më duhet të them se nuk mund të vazhdoj të shërbej në këtë qeveri, me ndërgjegje të pastër”, ka thënë Jarvis në letrën e dorëheqjes. “Unë jam lojtar ekipi, por populli britanik me të drejtë pret integritet nga Qeveria”.

Sunak ka thënë se “publiku me të drejtë pret që Qeveria të drejtohet me kompetencë e seriozitet, siç duhet”.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

“E di se ky mund të ketë qenë posti im i fundit, por besoj se ia vlen të luftosh për këto standarde dhe kjo është arsyeja pse po jap dorëheqje”, ka thënë Sunak.

Johnsoni është akuzuar për dështim të sqarimit për emërimin e një ligjvënësi në një pozitë të lartë, pavarësisht pretendimeve për sjellje të pahijshme seksuale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *