Dorëheqje e detyruar/ Ikja e Gledis Nanos është vetëm çështje kohe

Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit është vetëm çështje ditësh në mos orësh. Ajo që qarkullonte prej kohësh në korridoret e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit është e vërtetë. Kulmi ka arritur sot paradite kur, ku siç mëson Lapsi.al, Gledis Nano është larguar shumë i revoltuar nga zyra, si dhe ka fikur telefonin për një kohë, dicka e pazakontë në fakt për një drejtues të një institucioni kaq shumë të rëndësishëm. Ndërkohë që kërkesa për dorëheqje i tha një burim nga Policia e Shtetit Lapsi.al, i është paraqitur ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Edhe pse ky i fundit ka qenë zyrtarisht propozues i emrit të Gledis Nanos tek Edi Rama për ta bërë drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, disa muaj pas emërimit të tij në detyrë nisi përplasja. Konflikti u thellua gjatë kësaj vere kur u regjistruan edhe ngjarje të rënda kriminale. Kujtojmë vrasjen e tre personave në Fushë Krujë të rrethit të Ervis Martinajt. Më pas vrasja e 8-vjeçares në Himarë nga goditja me skaf prej një punonjësi policie, atentati me dy viktima në Vlorë dhe së fundi zhdukja e Ervis Martinajt.

Lexo më shumë  Kriza e çmimeve, fondet për ndihmën ekonomike ranë në 2022

Për këtë të fundit Policia e Shtetit nuk ka ende një informacion zyrtar edhe pse në media ka rreth 10 ditë që raportohet për eleminimin e tij nga grupet rivale. Disa ditë më parë u arrestuar një agjent i Forcës Operacionale, Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn në Durrës. Agjenti ka qepur gojën duke mos treguar asgjë për fatin e “Mbretit të Lojërave të Fatit” në Shqipëri. Mbase zyrtarisht arsyet e largimit të Gledis Nanos nuk do të mësohen asnjëherë. Por ai ka për t’u mbajtur mend si drejtori më jetëshkurtër në krye të Policisë së Shtetit edhe pse 10 muaj më parë u emëruar me shumë pompozitet dhe iu shit publikut si një i ri me ambicie dhe i formuar në SHBA.

Megjithatë dihet në fakt që këtu Policia e Shtetit nuk është një institucion i pavarur dhe pavarësisht se Gledis Nano mund të ketë dashur të lërë gjurmë, kamzhiku politik i Edi Ramës mbi krye të tij dhe lidhjet okulte me botën e krimit, bëhen pengesë që gjërat të ecin për mirë. Policia e Shtetit është bërë njësh me Rilindjen prej shumë kohësh dhe kushdo që të vijë e ka tmerrësisht të vështirë ta çlirojë nga kthetrat e partisë.

Lexo më shumë  “Blick” ua rrëfen zviceranëve historinë e Adem Jasharit pas fanellës së Xhakës

Teksa zyrtarizimi i largimit të Gledis Nanos është vetëm cështje kohe, emri më i mundshëm për ta zëvendësuar është Muhamet Rrumbullaku, kreu aktual i Agjenicsë së Mbikëqyrjes Policore (ish-SHÇBA). Rrumbullaku gjatë kohës kur PS ishte në opozitë ishte anatemuar nga socialistët si pjesë e “grupit të çiftelisë” me Arben Frrokun. Por kur Rama erdhi në pushtet, ai mbeti mes drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit dhe t’i shërbente Rilindjes. Mbase kjo mund të jetë arsyeja që ndoshta e ngjit në krye të Policisë së Shtetit këtë fillimvjeshte./Lapsi.al

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese