Argument

Domethënë, Lista Serbe e tradhëtoi opozitën, se u patën bo gati me e marrë pushtetin e me ia plotësu dëshirat Serbisë

Nga Nezir Kraki

Dmth lista serbe e tradhëtoi opozitën 😂

Sa u patën bo gati me e marrë pushtetin e me ia plotësu dëshirat Serbisë. Dreqi e marrtë!

Nuk më kanë habit Aak e Pdk, por kur e pash edhe LDK-në duke e shpresu rikthimin në pushtet me zarfa ose me dekrete diplomatike, u zhgënjeva realisht. Thash, sa larg duket koha e LDK-se institucionaliste.

Avdullah Hoti deklaroi kështu diçka te Leonard Kerquki « Askush nuk bën marrëveshje me Kurtin, sepse i ka zhgënjy aleatet. Na duhet një qeveri tjetër ».

Lexo më shumë  Goci: Vendosmeria e qeverisë së Kosovës e bëri të qartë që paqja vjen kur secili ruan atë që i takon dhe jo kur lyp mëshirë tek më të pushtetshmit

Prita që po shton « LDK po bëhet gati për zgjedhje që ta bind popullin me programin e saj të ri politik ». Jooooo! LDK si këto tjerat, nuk llogarit në zgjedhje më, keta e presin një Grenell të ri me ua fitu zgjedhjet me SMS.

O qyqana, nuk jeni kabinete konsultimi me e fitu pushtetin siç fitohet një kontratë apo tender, jeni parti politike. Merrni vesh! I ka vdek nona kohës kur kryeministrin e Kosoves e emëron një turist diplomatik i papunë.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci: Ligji për Arsimin e lartë ka mbetur i bllokuar për shkak të pengesave nga Lista Serbe

Pres nga Lumiri me i mbledh keto qyqet e partisë një ditë e me iu tregu që pushteti merret VETËM ME VOTË.

Prej Memlit nuk pres asgjë se ai është veç roje i çelesave t’partisë, por dikush afër tij i ka thënë se është edhe kryetar. Dikush që s’ia do t’mirën Memlit sigurisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *