Bota

Dollari prek pikën më të ulët në tri vitet e fundit

Dollari amerikan ka prekur pikën më të ulët në tri vjetët e fundit, pas tronditjeve që kanë pësuar tregjet si pasojë e tarifave të vendosura nga administrata Donald Trump dhe sulmeve të tij ndaj udhëheqësit të Rezervës Federale të SHBA-së.

Trumpi hodhi akuza dhe fyerje ndaj Powellit, pasi ende nuk kanë dëgjuar thirrjet e presidentit për ulje të normës së interesit në SHBA.

Lexo më shumë  Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Kjo ka bërë që dollari të bjerë në raport me valutat tjera, në nivelin më të ulët që prej marsit 2022.

Në momentin e publikimit të artikullit, një dollar këmbehet me 0.87 euro.

Rruga Press

YouTube player