Art & Kulturë

Dokumenti i CIA-s: Beteja heroike e Shaban Polluzhës, 2500 ushtarë serbë humbën jetën!

Në dokument sekret i CIA-së i nxjerrur në vitin 1951, vetëm për zyrtarët amerikan tregon në detaje gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, shkruan FMimages.net.

Doukementi i cili është gjetur nga FMimages.net tregon për betejën heroike të shqiptarëve kundër sllavëve në rajonin e Drenicës dhe Llapit, të udhëhequr nga Shaban Polluzha.

Dokumenti i CIA-s:

Beteja ishte nisur nga komunistët kundër nacionalistëve shqiptar nën komanden e Shaban Palluzhës, një betejë epike e shqiptarëve kundër sllavëve. Kryengritja e nacionalistëve u përhap në Drenicë dhe Llapë, banorët e të cilëve ishin besnikë ndaj shpirtit nacionalist të Xhafer Devës. Pas kësaj, militantët nga të gjitha pjesët e vendit u bashkuan në kryengritje. Betejat heroike të racës shqiptare kundër Sllavëve u përsëritën edhe një herë në majat e pjerrta malore të mbuluara nga bora. Rreth gjashtëqind shqiptarë ranë në betejë, por serbët e paguan rëndë me 2500 të vdekur. Tre betejat kryesore u zhvilluan në Drenicë, Gjilan dhe Ferizaj, thuhet në dokumentin e CIA-s.

Lexo më shumë  Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultim publik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *