Lajme

Dokumentet që nxjerrin zbuluar lidhjen okulte Veliaj – Alqi Bllako

Prej disa ditësh në rrjetet sociale është bërë virale një video ku kryebashkiaku Veliaj dëgjohet gjatë fushatës elektorale të thotë se puna dhe sukseset e tij do të ishin të pamundura pa kontributin e Alqi Bllakos. Fakti se përse ky fragment ka ngjallur kaq shumë interes, pas arrestimit të ish deputetit socialist është i thjeshtë. Ai lidhet me marëdhënien e tyre të veçantë. 

Menjëherë pasi Bllako kopsiti letrat për ngritjen e inceneratorit të Tiranës, që ka të njëtët pronarë me atë të Elbasanit edhe të Fierit, të cilët bashkë me ish deputetin akuzohen sot për korrupsion nga SPAK, Veliaj e emëroi atë drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve të kryeqytetit. Ai e sponsorizoi për një vend fitues në listën e Tiranës të cilën e drejtonte vetë dhe e ndihmoi fort gjatë fushatës në pranverës që shkoi.

Veliaj dhe Bllako gjate fushates se 25 prillit

Po përse kjo lidhje e veçantë?

Me siguri që ajo është farkëtuar në periudhën kur të dy ishin pjesë e hallkave që konspironin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës, që do ti kushtojë shqiptarëve në fund afërsisht 430 milionë euro.  Dokumentat e bëra tashmë publike nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, e konfirmojnë këtë mardhënie speciale të dyshes Veliaj- Bllako. 

Historia fillon në momentin kur Ministria e Mjedisit në të cilën Bllako ishte sekretar i përgjithshëm, vendosi të marrë miratimin e Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë të cilat do të mbanin gjallë inceneratorin duke dërguar aty mbetejet e tyre. Gjatë një koresponndence mes ministrisë së Ekonomisë, asaj të Mjedisit dhe Bashkisë është kërkuar që të jepej miratimi i katër Bashkive të qarkut të Tiranës që do të digjnin mbetejet e tyre dhe do të paguannin inceneratorin. Por, procedura është kryer duke marrë vetëm firmën e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre të tjerat, që në atë kohë mund të kundërshtonin sepse drejtoheshin nga opozita.

Lexo më shumë  Rohde: Thirrja e Listës Serbe për bojkotin e votimit në veri është për keqardhje

Alqi Bllako është në brendësi të gjithë kësaj praktike edhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

Në një dokument ai i përgjigjet një shkrese të ish ministrit , Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, ministri i Financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

Këtu hyn në lojë Veliaj. Me ndihmën e tij Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Atij i jepen atributet e krejt qarkut të Tiranës.  Pasi merr miratimin e tij Bllako nuk i drejtohet më kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshte) duke e quajtur aferën të përfunduar. 

“Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi që në hyrje të saj thuhet shprehimisht se koncensionari do të furnizohet me mbetje nga të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe bashkia Kamëz, duke cënuar kështu autonominë e këtyre të fundit lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjë korespondencë, nuk rezulton që këtyre t’ju jetë marrë pëlqimi për të qenë pjesë e kontratës koncesionare”, tha në hapje të komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku. Që diçka ishte e dyshimtë këtë e vërtetoi dhe fakti se si shkuan paratë në familjen Bllako.

Fiks një vit më pas kësaj korespondence inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhinjer babain e Alqi Bllakos.  

Lexo më shumë  Alfred Lela: ‘5D’ e Veliajt, fundi i babëzisë, perfeksionuan skemat mafioze

Por dritë hijet e kësaj afere nuk përfundojnë këtu. Sepse për ti bërë të mundur Bllakos këtë manipulim, kryebashkiaku i Tiranës duhet të hidhte edhe një hap tjetër. Ai duhet të jepte miratimin për ngritjen e inceneratorit, pa e kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Por sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” theksohet në dokumentin e KLSH.

Por, Veliaj nuk ka vepruar kështu. Tashmë ekziston dokumenti (poshtë) se ai i është drejtuar Alqi Bllakos duke i thënë se Bashkia e Tiranës është dakord që inceneratori të ngrihet.

Pra gjithçka është e qartë se, që skema e planifikuar të funksiononte duhej që Veliaj të manipulonte duke firmosur pa mandatin e Këshillit Bashkiak dhe që Alqi Bllako ta thellontë këtë manipulim duke e paraqitur këtë “OK” të Veliajt si miratimin nga të katër bashkitë e qarkut Tiranë. 

Vetëm pasi kjo lidhje u forcua në ditë të vështira “Lali” e mori Alqin si drejtor të ujësjellës kanalizimeve, ai e promovoi në vend fitues në listën e deputetëve të Tiranës dhe u angazhua fort në fushatë për të./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *