Bota

Dokumentet e Facebook-ut zbulojnë se 100,000 fëmijë ngacmohen seksualisht çdo ditë në platformat e saj

Meta ka vlerësuar se rreth 100,000 fëmijë që përdorin Facebookun dhe Instagramin bëhen cak i ngacmimeve seksuale në internet çdo ditë, përfshirë “fotografi të organeve gjenitale të të rriturve”, thuhet në dokumentet e brendshme të kompanisë.

Dosja përfshin dhjetëra pretendime kundër kompanisë të bazuara në informacionin që zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Mexicos ka marrë nga punëtorët e Metas dhe komunikimet mes stafit, raportoi Guardian. 

Lexo më shumë  Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

“Kjo është ajo lloj gjëje që e zemëron Applen në atë masë sa na kërcënon të na heqë nga App Store”, ka thënë një punëtor i Metas.

Dosja ka shkuar në proces gjyqësor nga zyra e prokurorit më 5 dhjetor dhe pretendohet se rrjetet sociale të Metas janë bërë treg për ngacmuesit e fëmijëve.

Prokurori në New Mexico, Raul Torrez, e ka akuzuar Metan se ua ka dhënë qasjen të rriturve të gjejnë dhe t’u dërgojnë mesazhe fëmijëve.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Meta ndërkohë ka lëshuar një deklaratë ku thotë se do që “fëmijët të jenë të sigurt”.

“Kemi shpenzuar një dekadë duke punuar për këto çështje dhe kemi punësuar njerëz që kanë dedikuar karrierën e tyre për mbrojtjen e fëmijëve”.

Rruga Press

YouTube player