Lajme

Dokumente, kompjutera dhe armë – policia tregon se çfarë sekuestroi gjatë arrestimit të dy të dyshuarve për spiunazh

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për spiunazh. Të njëjtit dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja.

Policia bënë të ditur se hetimet kanë nisur qysh në vitin 2023, dhe se të mërkurën më 5 qershor kanë realizuar një aksion në dy lokacione në qytetin e Ferizajt.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Ferizaj – Viti 2023: Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Rruga Press

YouTube player