Lajme

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni: Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar

Dokumentari që sjell në dritë të vërtetën dhe dhimbjen e Kosovës gjatë luftës, me rrëfimin e mbijetuares së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman, është shpërblyer me çmimin “Motivues” nga juria prestigjioze e Japonisë.

Projekti, i realizuar këtë vit nga transmetuesi publik japonez NHK, në bashkëpunim me RTK-në dhe drejtorin e TV-së, Rilind Gërvalla, u vlerësua në mesin e mbi 200 projekteve konkurruese.

Vasfije Krasniqi, e cila ishte pjesë e dokumentarit, e përshkroi këtë çmim jo thjesht si një trofe, por si një dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet dhe guxim.

Lexo më shumë  E pazakontë/ Mbi 200 milionë më shumë në depozitat në euro gjatë majit në Shqipëri

“Është ndjenjë e veçantë kur e vërteta e dhimbjes sonë arrin të prekë zemrën e një vendi aq larg si Japonia…Për mua është nder që përvoja dhe fjala ime u bënë pjesë e këtij rrëfimi që sot inkurajon edhe të tjerët të flasin. Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në Facebook.

Lexo më shumë  Historike! Një muaj revoltë! Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Rruga Press

YouTube player