Bota

Dokumentari i Channel 4 sjell “dëshmi” të daljes së virusit nga laboratori i Wuhan

Sipas shkencëtarëve, nëse konfirmohet gabimi njerëzor do të ishte “ekuivalenti biologjik i Çernobilit ose Hiroshimës për komunitetin e shkencave të jetës”.

Hetimi mbi origjinën e koronavirusit është pasuruar me një element të ri në mbështetje të hipotezës së daljes së virusit nga një laborator Wuhan. Siguria vjen nga një dokumentar televiziv i transmetuar në Channel 4, në të cilin ofrohen “dëshmi” të reja. Nëse konfirmohet, gabimi njerëzor do të ishte “ekuivalenti biologjik i Çernobilit ose Hiroshimës për komunitetin e shkencave të jetës”, tha Filippa Lentzos, eksperte e biosigurisë.

Dokumentari shqyrton studimet e profesoreshës Shi Zhengli, një eksperte për koronavirusin dhe drejtore e një qendre kërkimore në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Nga lakuriqi në modifikimin gjenetik – Hipoteza është se koronavirusi i lakuriqëve të natës, i cili vrau tre minatorë në Kinën jugore, mund të ketë qenë i modifikuar gjenetikisht në laborator. Për t’u transferuar më pas tek operatorët e laboratorit.

Misteri i emrit të virusit “ndryshoi” në Wuhan – Në shtator 2019, javë para rasteve të para të konfirmuara të Covid -19, baza e të dhënave e Institutit Ëuhan të Virologjisë me 22,000 mostra dhe sekuenca, duke përfshirë koleksionin më të madh në botë të lakuriqëve të koronavirusit, u bë e paarritshme, duke ndaluar kontrollet e jashtme. Në shkurt 2020, Dr. Shi njoftoi se kishte zbuluar një koronavirus lakuriqësh, të etiketuar RaTG13, i cili kishte një ngjashmëri 96.2% me SARS-Cov2. Gjenomi RaTG13 u ngarkua më pas në GenBank, një bazë të dhënash globale e gjenomit. Dr Rossana Segreto, një biologe molekulare, gjeti një ngjashme 100% midis RaTG13 dhe një mostre të koronavirusit të lakuriqëve të natës të mbledhur vite më parë nga Shi, të etiketuar 4991. Meqenëse 4991 dukej se mbante çelësin për gjurmimin e origjinës së Covid-19, disa pyesnin veten pse emri ishte ndryshuar.

Lexo më shumë  Pse Kina lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *