Bota

Dokumentari i BBC-së tregon tmerrin e luftës në Ukrainë, pamje nga vija e frontit

Një dokumentar i BBC-së i realizuar nga Jamie Roberts, shfaq ushtarët ukrainas që e mbrojnë me çdo kusht qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin.

Një grup prej 99 ushtarësh kishin për mision të mbronin linjën shumë të rëndësishme hekurudhore të Kupyanskut, e cila shërben edhe për furnizime.

Ata kishin kamera të vendosura në helmeta që kanë kapur momente rrëqethëse nga plagosja e bashkëluftëtarit, e deri të pamjet e dronëve ku shihen trupat pushtuese duke u fshehur.

Lexo më shumë  Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm”

Dokumentari i plotë pritet të transmetohet sonte në BBC, kurse sekuenca nga vija e parë e frontit shfaq ukrainasit që çdo sekondë të jetës e kalojnë duke menduar se do të jetë e fundit.

Aty madje njëri prej ushtarëve plagoset në dorë derisa po flisnin para kamerës, ku pas një breshëri plumbash të shkrepur, njëri prej tyre e kishte goditur në gisht të dorës. Për të shikuar videon klikoni këtu.

Lexo më shumë  Kreu i rrjetit Rybar, i lidhur me operacionet hibride ruse, arrestohet në Mal të Zi
YouTube player