Art & Kulturë

‘DokuFest’ prezanton serinë e parë të programit special

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” ka prezantuar serinë e parë të programit special, “Double Burdens: Exposures & Expressions”, të kuruar nga programuesja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Dorota Lech. 

Përmes një njoftmimi, “DokuFest” ka bërë të ditur se gjatë Edicionit të 21-të do të shfaqen 5 filma. 

“Filmat në këtë seri janë një dëshmi e guximit të autorëve të tyre, të cilët u përballën me pengesa të panumërta për të shfaqur vizionet e tyre në ekran”, thuhet në njoftim.  

Lexo më shumë  Kartolina, dritarja prej ku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjen tradicionale shqiptare

Filmat në këtë seri janë: 

Daisies” (Věra Chytilová, Çechoslovaki, 1966).
“The Tied-Up Balloon” (Binka Zhelyaskova, Bullgari, 1967). 

“Brief Encounters” (Kira Muratova, Ukrainë, 1967). 

“Mona Lisa Without a Smile” (Malvina Urșianu, Rumani, 1968). 

“My 20th Century” (Ildikó Enyedi, Hungari, 1989). 

  Edicioni i sivjetmë i “DokuFest-it” do të mbahet nga 5 deri më 13 gusht në Prizren. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *