‘DokuFest’ prezanton serinë e parë të programit special
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” ka prezantuar serinë e parë të programit special, “Double Burdens: Exposures & Expressions”, të kuruar nga programuesja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Dorota Lech.
Përmes një njoftmimi, “DokuFest” ka bërë të ditur se gjatë Edicionit të 21-të do të shfaqen 5 filma.
“Filmat në këtë seri janë një dëshmi e guximit të autorëve të tyre, të cilët u përballën me pengesa të panumërta për të shfaqur vizionet e tyre në ekran”, thuhet në njoftim.
Filmat në këtë seri janë:
“Daisies” (Věra Chytilová, Çechoslovaki, 1966).
“The Tied-Up Balloon” (Binka Zhelyaskova, Bullgari, 1967).
“Brief Encounters” (Kira Muratova, Ukrainë, 1967).
“Mona Lisa Without a Smile” (Malvina Urșianu, Rumani, 1968).
“My 20th Century” (Ildikó Enyedi, Hungari, 1989).
Edicioni i sivjetmë i “DokuFest-it” do të mbahet nga 5 deri më 13 gusht në Prizren.
Rruga Press