Art & Kulturë

Dokufest bëhet festival nominues për Çmimet e Filmit Evropian (EFA)

Akademia Evropiane e Filmit ka përzgjedhur DokuFestin si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian (EFA)në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe të filmit dokumentar, ka bërë të ditur të enjten, Fjona Jabashi, përgjegjëse për komunikim me mediat e DokuFestit.

Procedura e përzgjedhjes dhe nominimit të filmit të shkurtër organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit dhe Produksionit të Akademisë Evropiane të Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi nëpër të gjithë Evropën. Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur prezanton një nga filmat e shkurtër evropianë në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmave të shkurtër të Çmimeve të Filmit Evropian. Pasi plotësohet lista e kandidatëve në shtator 2022, festivalet pjesëmarrëse do të nominojnë pesë filma të shkurtër nga kjo listë.

DokuFest gjithashtu do të nominojë një dokumentar evropian te një varg nominimesh, nga ku një komision i anëtarëve të Akademisë dhe ekspertëve të dokumentarit të përzgjedhur nga Bordi i Akademisë do të zgjedhë 12 filma dokumentarë për Çmimin e Filmit Dokumentar Evropian. Në fund të këtij procesi, anëtarët e Akademisë do të votojnë për fituesin.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Jemi jashtëzakonisht të lumtur që bashkëpunimi ynë i pandërprerë me Akademinë Evropiane të Filmit ka sjellë edhe një mirënjohje tjetër për DokuFest-in, si dhe për skenën e filmit të Kosovës. Të bëhesh një festival nominues për EFA në dy kategori është një arritje e mrekullueshme dhe ne presim të kontribuojmë edhe më shumë në projektin madhështor të promovimit të kinemasë Evropiane”, ka thënë drejtori Artistik i DokuFest dhe po ashtu anëtar i Akademisë, Veton Nurkollari.

Krijimi i Akademisë Evropiane të Filmit ishte iniciativa e një grupi të kineastëve të Evropës, të mbledhur së bashku me rastin e ceremonisë së parë të Çmimit Evropian të Filmit që u mbajt në nëntor të vitit 1988. Akademia Evropiane e Filmit u themelua përfundimisht në vitin 1989 si Shoqëria Evropiane e Kinemasë nga presidenti i parë Ingmar Bergman dhe 40 kineastë, me synim që të zhvillojnë interesat e industrisë evropiane të filmit.

Wim Wenders (1996-2020) dhe Agnieszka Holland ndoqën hapat e Bergmanit si presidentë të Akademisë.

Akademia Evropiane e Filmit kërkon të mbështesë dhe t’i bashkojë 4200 anëtarët e saj duke festuar dhe promovuar punën e tyre. Synimet e Akademisë janë ndarja e njohurive dhe edukimi i audiencës të të gjitha moshave për kinemanë evropiane. Duke u pozicionuar si një organizatë udhëheqëse dhe duke mundësuar debate thelbësore brenda industrisë, Akademia përpiqet të bashkojë të gjithë ata që e duan kinemanë evropiane, duke kulmuar çdo vit me Çmimet e Filmit Evropian.

Çdo vit, aktivitetet e ndryshme të Akademisë Evropiane të Filmit kulmojnë me ceremoninë e Çmimeve të Filmit Evropian. Në gjithsej 26 kategori – mes tyre Regjisori, Aktorja dhe Aktori i Filmit Evropian – nderojnë çdo vit arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane.

Çmimet për edicionin e 35-të Evropian të Filmit të këtij viti do të ndahen në Reykjavík më 10 dhjetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *