KryesoreLajme

Dogana: S’lejojmë importim të dinarëve pa autorizim të BQK-së

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën pala serbe në pikën kufitare në Jarinje ka pyetur nëse mund të importojnë para.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë se pala kosovare ua ka sqaruar se pa pasur autorizim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare.

Lexo më shumë  Dugolli viziton Hysni Mehanin në spital: Dhuna nuk do ta ndalë LVV-në

“Përfaqësues të palës serbe sot kanë pyetur në pikën doganore në Jarinje se nëse mund të importojnë para. Ne ua kemi sqaruar se pa pasur autorizim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk lejohet qarkullimi i mjeteve monetare”, ka theksuar Stavileci.

Autoritetet serbe kanë thënë se më 7 shkurt nuk është lejuar dërgimi i dinarëve në Kosovë.

Mediat serbe kanë raportuar se Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se paratë ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.

Lexo më shumë  Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona si qeveri
YouTube player