Lajme

Dogana e Kosovës parandalon një rast kontrabandimi me mallra nga Serbia

Dogana e Kosovës, gjatë ditës së sotme[e shtune] ka parandaluar një kontrabandë me mish të freskët edhi.

Sipas njoftimit të doganës, mishi po kontrabandohej nga Serbia në mënyrë ilegale.

Sasia e kapur nga dogana sipas këtij institucioni është rreth 100 kilogram.

“Prishtinë më 14 Shtator 2024, Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/mish edhi i freskët. Pas tentimit të shmangies nga njësia jonë është arrit të ndalohet në magjistralen Gjilan -Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeçar nga fshati Novosellë i Kamenicës”, thuhet në njoftimin e doganës.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në terminalin doganore janë dërguar automjeti dhe malli i kontrabanduar.

Gjithashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it ku rasti mbete te trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player