KryesoreLajme

Dogana e Kosovës konfiskon mall me vlerë mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës të enjten ka konfiskuar mall me vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Sipas njoftimit, Dogana ka përcjellë një veturë me targa nga Kosova e cila ka hyrë ilegalisht nga brezi kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe ka arritur ta ndalë në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Janë konfiskuar 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan i papërpunuar. Ato, sipas njoftimit, ishin ndarë në kovë plastike.

“Vlera e mallit sipas tregut është mbi 10 mijë, ndërsa shmangie nga taksat doganore është mbi 18 mijë euro. Automjeti dhe malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë në Ferizaj. Rasti mbetet të trajtohet nga njësit relevante të doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu priti Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić

Rruga Press

YouTube player