KryesoreLajme

Dogana e Kosovës arrin 1.8 miliardë euro të hyra, rritje prej 9.5% krahasuar me vitin 2022

Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij viti të grumbullojë 1.8 miliardë euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5%, se në vitin 2022.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu.

Këtë rritje, Llugaliu ia atribuon përmirësimit të procedurave doganore, implementimi i teknologjive të avancuara dhe procedurave të thjeshtuara ka kontribuar ndjeshëm në efikasitetin e procesit, Luftës Kundër Kontrabandës.

“Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në fushat që zbaton Dogana e Kosovës. Të hyrat doganore sivjet janë 1 miliard e 800 milionë euro, një rritje prej 151 milionë euro dhe kemi kaluar projeksionin prej 50 milionë. Janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit”, tha ai.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën

Llugalliu tha se importi nga Serbia është 127 milionë.

“Sivjet kemi bërë prokurimin e një sofweri që zbaton çarkun doganor dhe kemi arritur që ta kemi aplikimin e Inteligjencës Artificiale i cili do të zbatohet tremujorin e ardhshëm”, u shpreh ai, teksa shtoi se vlera e konfiskimeve arrin në 19 milionë euro.

“Import nga Serbia është 127 milionë dhe tri vendet e para që importojmë më shumë s’është Turqia, Gjermania dhe Kina. Nga kjo e fundit tregon për mallrat me origjinë. Nga Turqia janë 909 milionë euro dhe Gjermania është afër kësaj shifre që përfaqëson Turqia”, theksoi Llugaliu.

Lexo më shumë  Kurti priti organizatat ndërkombëtare të gazetarëve: Kosova ka mjedis mediatik pluralist, shqetësuese mungesa e transparencës së pronësisë së mediave

Rruga Press

YouTube player