Bota

Dodikut i hiqet pasaporta diplomatike

Ish-presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i hiqet pasaporta diplomatike.

Sipas një dokumenti që e posedon portali klix.ba, Dodik ka 15 ditë kohë që pasaportën ta kthejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në rast se Dodik nuk respekton këtë afat, Ministria e Punëve të Jashtme do të njoftojë Policinë Kufitare dhe rrjetin diplomatik-konzullor të vendit për faktin se pasaporta e tij është anuluar.

Lexo më shumë  ShBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete

Të kujtojmë se Dodikut i është hequr mandati me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor (CIK) të Bosnjës dhe Hercegovinës, vendim që është konfirmuar nga Këshilli Apelues i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Mandati i tij i është hequr për shkak të një dënimi përfundimtar për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, që është marrë në muajin korrik.

Lexo më shumë  Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Dodik është dënuar me një vit burg, të cilin e ka blerë me pagesë prej 36,500 KM (18600 euro), dhe gjashtë vjet ndalim veprimtarie politike.

Sipas pjesës së dytë të vendimit, i është hequr mandati dhe nga data 18 gusht ai ka humbur pozitën e presidentit të Republikës Serbe.

YouTube player