Bota

Dodiku ikën nga Bosnjë-Hercegovina për në Izrael

Një delegacion i kryesuar nga presidenti i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, që aktualisht është në kërkim, zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit, ka raportuar “Oslobodjenje”.

Avioni i Qeverisë së Republikës Srpska është nisur nga Banjalluka për në Beograd e më pas ka fluturuar drejt Izraelit. Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.

Lexo më shumë  Zahner: Serbia nuk mund të mbajë lidhje strategjike me Rusinë dhe njëkohësisht të synojë anëtarësimin në BE

Ky institucion ka njoftuar se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje të kufirit dhe ruajtje të sigurisë.

Vizita e Dodikut në Izrael lidhet me konferencën kundër antisemitizmit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.

“Ashtu siç Izraeli e mbron veten, ashtu bën edhe Republika Sërpska e mbron të drejtën e vet të ekzistojë, ta vendosë rrugën e saj dhe ta ruajë trashëgiminë e të parëve. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që të tjerët kanë kërkuar t’i asgjësojnë. Për këtë arsye ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Dodik në platformën X.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Rruga Press

YouTube player