Argument

Dodiku e konfirmon vetë rrezikun e paralajmëruar: Asociacioni në Kosovë do të jetë si Republika Srpska

Politikani satelit i Putinit dhe Vuçiqit në Bosnje-Hercegovinë, që është dhe president i Republikës Serbska në BH, ka konfirmuar pikërisht rrezikun që është paralajmëruar sa i përket propozimit për Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Putinisti i Republikës Serbska, Milorad Dodik ka deklaruar në një intervistë dhënë mediumit boshnjak Vijesti dhe ka konfirmuar se pas projektit të Asociacionit qëndron projekti i shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës, deri në ndarje territoriale të saj. Ky është i vetmi kuptim që ka Republika Serbsa në Bosnjë-Hercegovinë dhe këtë pala serbe dëshiron ta shtrijë edhe në Kosovë.

“Vuçiq po përpiqet t’i bashkojë të gjithë dhe ta udhëheqë një dialog publik. Problemi kryesor i humbjes së Kosovës dhe statusit të saj aktual është momenti kur autoritetet e mëparshme të Serbisë janë dakorduar për transferimin e marrëveshjes nga kompetenca e Kombeve të Bashkuara (OKB) në kornizën e Bashkimit Evropian (BE). Edhe atëherë është marrë vendim që mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me statusin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë të shpallet i pavlefshëm”, tha ai.

Dodik tutje shton se kërcënimet nga perëndimi janë shtuar dhe pozita e Gjermanisë është forcuar.

“Gjermania, e cila është antiserbe në atë pjesë të Ballkanit, gjithmonë ka qenë antiserbe, jo racionale, realiste dhe gjithmonë kundër serbëve. E njëjta gjë po ndodh edhe tani me rastin e Kosovës”, shtoi Dodik.

Për më tepër, ai theksoi se nëse plani franko-gjerman refuzohet, atëherë ai duhet të refuzohet nga qeveria dhe opozita, si dhe nga shoqëria në tërësi.

Gjithashtu, nëse e pranojmë, atëherë duhet ta pranojmë të gjithë.

Kur flet për Bashkësinë e Komunave Serbe, Dodiku shprehet se është mirë që flitet për Republika Srpska, por shqiptarët shpesh thonë se nuk e duan një Republika Srpska në territorin e Kosovës.

“Është shumë mirë që thonë kështu, sepse një ditë do të jetë si Republika Srpska. E kam fjalën këtë në kuptimin thelbësor. Ajo do të quhet Bashkësia e Komunave Serbe dhe do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç i ka Republika Srpska dhe marrëdhënie të veçanta me Serbinë siç ka Republika Srpska. Ky është një problem për ta dhe e gjithë historia qëndron në këtë”, ka përfunduar presidenti shovenist Dodik.

Shovenisti Dodik po u bën nder shqiptarëve duke u treguar karakterin e vërtetë të kërkesës së shtetit serb për Asociacion një-etnik në Kosovë.

Çfarë mendimi ka komuniteti ndërkombëtar për këtë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *