Bota

Dodik “non grata” nga SHBA, mblidhen ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian

Bashkimi Europian po planifikon vendosjen e sanksioneve ndaj kreut të Republikës Srpska Milorad Dodik, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA. Zëdhënësi i BE, Peter Stano konfirmoi se ministrat e jashtëm të Europës së Bashkuar do të kryejnë një takim informal në fundjavë në qytetin e Brestit në Francë, ndërsa mbledhja zyrtare do të mbahet në Bruksel në 24 janar. Stano bëri me dije se tema e diskutimeve do të jetë hapat që do të ndërmerren në lidhje me situatën e krijuar tashmë në Bosnje-Hercegovinë.

“Vendet anëtare të BE do të diskutojnë se si do t’i qasen kësaj situate dhe se kur do të jetë koha e përshtatshme për të përdorur të gjitha instrumentet në dispozicion. Kër të gjitha përpjekjet të dështojnë, BE do të vendosin se kur do të vijë momenti i duhur për të zbatuar masat e përshtatshme”, u shpreh para gazetarëve zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano.

Lexo më shumë  Ukraina përfiton mbështetje në vlerë prej 977 milionë eurove nga Belgjika

Departamenti i Thesarit të SHBA vendosi në 5 janar që lideri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik të shpallet “non grata” nga shteti amerikan dhe t’i sekuestrohet televizioni i tij “Alternativa Televizija”. Ai akuzohet për korrupsion, minim të demokracisë dhe përpjekje për të destabilizuar Bosnje-Hercegovinën me deklaratat e tij se minoriteti serb do të shkëputet nga ky vend, pasi nuk po i respektohet të drejtat sipas Marrëveshjes së Dejtonit 1995. Më pas, lideri i serbëve të Bosnjes u shpreh se ky vendim i SHBA i jep më tepër forcë dhe besim për të vazhduar luftën e tij në mbrojtje të serbëve në Bosnje.

Lexo më shumë  I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

Më pas, ai tha se në të ardhmen e shikon Republikën Srpska si shtet të pavarur. Deri më tani, BE nuk ka marrë asnjë vendim ndaj Dodik.

Rruga Press

YouTube player