BotaKryesore

Dodik kërcënoi me ndarjen e Bosnje Hercegovinës, reagon SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë  ka reaguar ndaj deklaratave të kreut te etninetit serb ne Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik duke përsëritur qëndrimin që Republika Srpska në Bosnje nuk i lejohet shkëputja.

SHBA thekson se do të veprojë ndaj çdo përpjekjeje që cenon marrëveshjen e Deytonit.

“Republika Srpska është një ent brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës. Është pjesë përbërëse e vendit, por as Republika Srpska dhe as Federata e BiH nuk ekzistojnë jashtë Bosnje-Hercegovinës. Kushtetuta e BiH nuk parashikon të drejtën e shkëputjes së një njësie ose ndonjë njësie tjetër nënshtetërore. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se do të veprojnë për të kundërshtuar veprimet anti-Dayton, dhe shkëputja është një veprim kundër Dejtonit. Milorad Dodik e ka gabim nëse mendon se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë mënjanë ndërkohë që ai e shtyn BiH-në drejt konfliktit”, shkruan në rrjetin “X” ambasada e SHBA-ve në Sarajevë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Përfaqësuesi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka paralajmëruar një konflikt të ri në Ballkan. Në intervistë televizive, lideri radikal i Republikës Srpska, që është sanksionuar nga SHBA për korrupsion, tha se shumë shpejt serbët e Bosnjës mund të daklarojnë shkëputjen si entitet nga Bosnje-Hercegovina.

Sipas tij, edhe nëse ky vendim do të sjellë reagime nga SHBA dhe BE, miqtë e Republikës Sërpska nuk do të lejojnë që të ketë ndërhyrje ushtarake.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Shkëputja e Republikës Srpska nga Bosnja, sipas tij do të ndodhë nëse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Bosnjë do të miratojë ligjin për çështjen e pronave shtetërore. Dodik tha se ka informacione se një vendim i tillë mund të merret në janar dhe ka paralajmëruar se në atë rast Kuvendi i RS-së do të mblidhet menjëherë dhe do të shpallë shkëputjen.

YouTube player