BallinaLajme

Dobësitë në arkëtime, 21 mln euro më pak TVSH e rimbursuar për 11 mujorin

Dobësitë në grumbullimin e të ardhurave buxhetore që u krijuan nga efektet negative të pandemisë Covid-19, kane ndikuar negativisht në volumet e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas të dhënave Zyrtare të Ministrisë së Financave për 11 mujorin, TVSH -ja e rimbursuar shënoi rënie me 15 për qind në krahasim me një vit më parë. Rënia në vlerë ishte 21 milionë euro.

Gjithsej për janar-nëntor 2020 janë rimbursuar rreth 14.5 miliardë lekë ose rreth 118 milionë euro, nga 17,2 miliardë lekë ose 139 milionë që u rimbursuan vitin e kaluar.

Rënia e rimbursimit të TVSH-së u nxit nga dy elemente kryesore këtë vit. Volumet më të ulta të investimeve dhe eksporteve kanë ulur kërkesat për rimbursim dhe nga ana tjetër rënia e të ardhurave buxhetore. Rënia e rimbursimit rrezikon të ndikojë negativisht në rritjen e stokut të TVSH së parimbursuar, teksa bizneset kanë fituar të drejtën për përfitimin e saj.

Përgjatë periudhës së krizës që krijoi pandemia bizneset u ankuan në masë për vonesa në rimbursimin e TVSH-së. Prodhuesi i çelikut, Kurum, një nga sipërmarrjet m, një nga sipërmarrjet më të mëdha në vend, po vuan vonesat në rimbursimin e TVSH-së nga ana e qeverisë, çka ka penguar aktivitetin. “Që nga janari nuk na është rimburuar fare TVSH, pavarësisht shumave të konsiderueshme të miratuara për rimbursim, rreth 900 milionë lekë”, thanë burime nga kompania.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në fund të tremujorit të dytë 2020, borxhi i TVSH-së se parimbursuar kapi vlerën e 11,8 miliarde lekëve ose 94 mililionë euro. Kërkesat e miratuara për tre tatimpaguesit më të mëdhenj, të cilat trajtohen me këste përbëjnë 93.1 % të totalit të stokut të rimbursimeve në fund të tremujorit të dytë të 2020.

Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit, në bazë të rregullave të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Financave. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut për rimbursim.

Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, si persona me risk zero. (Monitor)

Lexo më shumë  Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Rruga Press

YouTube player