“Do të ketë shumë të tjerë”: Ministri ukrainas merr përgjegjësinë për sulmet me dronë në Moskë dhe gadishullin e Krimesë
Një zyrtar ukrainas i sigurisë ka marrë përgjegjësinë duke thënë se Kievi ka qenë ai që ka kryer sulmet me dronë që goditën kryeqytetin rus të Moskës dhe Krimenë gjatë natës.
“Dronët sulmuan kryeqytetin e ‘bishave’ dhe Krimenë mbrëmë. Lufta elektronike dhe mbrojtja ajrore po bëhen gjithnjë e më pak të afta për të mbrojtur qiejt e pushtuesve”, tha Mykhailo Fedorov, ministri ukrainas i transformimit dixhital, në një postim në Telegram të hënën.
“Çfarëdo që të ndodhë, do të ketë shumë të tjerë”, citohet të ketë shtuar ai.
Dhe siç vënë në pah mediat, ministria e Fedorov është përgjegjëse për iniciativën ukrainase “Ushtria e Dronëve”, plani i qeverisë për prokurimin e dronëve.
Ukraina pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet që kanë ndodhur në tokën ruse ose në territoret e pushtuara nga Rusia gjatë rrjedhës së luftës, por kohët e fundit ka pranuar rolin e saj në shpërthimin e madh të urës së Krimesë në tetor.
Ndryshe, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina lëshoi 17 dronë drejt Krimesë gjatë natës deri të hënën, duke iu referuar sulmeve në gadishullin i cili u aneksua ilegalisht nga forcat ruse në vitin 2014 – duke e quajtur si një “sulm terrorist”.
Një depo municionesh ruse u godit nga sulmi me dron ukrainas në Krime.
Ndërkohë në Rusi, dronët ukrainas goditën dy ndërtesa jo-rezidenciale në Moskë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës dhe u “goditen” nga mbrojtja atje, thanë autoritetet ruse, duke e përshkruar incidentin një sulm të “dështuar”.
Rruga Press