Bota

Dnipro u kërkon grave dhe fëmijëve të largohen

Kryebashkiaku i Dnipros u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti lindor sepse Rusia pritet të intensifikojë ofensivën.

Paralajmërime të ngjashme janë bërë nga autoritetet në rajonin e Luhanskut në lindje të qytetit, ku të gjithë banorëve u është thënë të evakuohen.

“Situata në Donbas po nxehet gradualisht dhe ne e kuptojmë se prilli do të jetë mjaft intensiv”, tha Borys Filatov në një adresë video në internet.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

“Të gjithë ata që kanë aftësinë, siç e thashë tashmë, duhet të largohen. Këtu përfshihen gratë, fëmijët, të moshuarit, ata që nuk janë… të integruar drejtpërdrejt në ekonomi”, shtoi ai.

Qyteti i Dnipros, i cili ka një popullsi prej afro një milion, deri më tani është kursyer nga luftimet më të këqija që kanë shkatërruar qytete më në lindje dhe në jug, si Mariupol.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *