Lajme

Dje regjistroi partinë, sot shoqërohet në polici/ Arsenijeviqi kapet në kundërvatje nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës në veri, sot ka shoqëruar për në stacionin policor, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

Elshani shtoi se i njëjti pas intervistimit është liruar, dhe i janë shqiptuar dy gjoba.

Lexo më shumë  Arrestohet një i dyshuar lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

“E kemi shoqëruar deri në stacion ku i janë dhënë dy gjoba njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

Ndryshe Arsenijeviq në faqen e tij në Facebook, ka publikuar pamjet nga momenti i shoqërimit të tij nga ana e policisë.

YouTube player