Djali i presidentit Vuçiq merr pjesë në të ashtuquajturën ‘festë e Ditës së Republikës Srpska’ në Sarajevë
Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, i cili nuk ka një pozicion zyrtar, ishte ndër “të ftuarit e nderit” në Sarajevë në të ashtuquajturën festë të Ditës së Republikës Srpska në Sarajevë.
Bëhet fjalë për një festë e cila është shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës, shkruajnë mediat e huaja.
Siç raporton N1 Sarajeva, Aleksandar Vuçiq ka qenë vetëm një herë për të festuar Ditën e Republikës Srpska, dhe atë në vitin 2016, kur u festua për herë të parë.
Dhe këtë vit atje nuk ka shkuar as kryeministrja Ana Brnabiq, e cila ka marrë pjesë në vitet e kaluara.
Sidoqoftë, atje ishin shefi i diplomacisë Ivica Daçiq dhe ministra të tjerë.
Ndërkohë lidhur me këtë festë, gjatë ditës së hënë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Срећан Дан Републике Српске, драги грађани.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) January 9, 2023
Ово је Република Српска, република мира, која никоме не пријети, која жели слободу. У Републику Српску је добродошао свако ко је за мир.
Поносан сам што могу да свједочим о Републици која је прошла кроз тежак период. pic.twitter.com/PDDB3UBwRM
“… vendimi i (Milorad) Dodik për të festuar 9 janarin është i paligjshëm. Ai shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës sipas të cilit festimi është antikushtetues”, citohet të ketë thënë më tej ambasada amerikane.
Ata kanë përkujtuar se neni 3 i Marrëveshjes së Dejtonit është i qartë dhe se Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo.
Rruga Press