Lajme

Djali i Oliver Ivanoviqit: Nga e dinte BIA se babai im do të arrestohej dhe nuk e dinte se do të vritej?

Nikolla Ivanoviq, djali i politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, tha për N1, me rastin e katër vjetorit të vrasjes së babait të tij, se ai ishte një “akt politik”.

Sipas tij, “procesi që u bë ndaj tij edhe pas asaj vrasjeje, e gjitha ka lidhje me politikën”.

“Është padyshim një akt politik. Me kalimin e viteve, po dëshmohet se kjo do të zgjasë. Diçka drastike do të duhej të ndryshonte në atë proces për të thënë se ai na dërgon drejt një zgjidhjeje”, tha ai.

Duke përshkruar gjyqet, ai thotë se “duken shumë kaotike”. “Përmes avokatëve të tjerë mora informacion se unë dhe nëna ime ishim thirrur në gjyq. Fillimisht menduam se ishte thirrur nëna ime si dëshmitare dhe më pas e kuptuam se jemi thirrur si viktima”, thotë ai.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

“Si ka mundësi që dikush që punon për BIA-n të ketë ditur se babai im do të arrestohet, por nuk e ka ditur se do të vritet. Kjo është baza e mendimit tim se Beogradi duhet të ketë ditur diçka dhe duhet të dijë diçka edhe sot, vetëm për të parandaluar çdo spekulim në këtë drejtim”, thotë Ivanoviq.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

I pyetur për videon për të atin, e cila u transmetua në frekuencën kombëtare serbe, ai tha se ishte “një katastrofë që fatkeqësisht ndodh sot”.

Ai është i mendimit se babai i tij “pas zgjedhjeve të fundit e ka kuptuar se është e vështirë të luftohet kundër gjithë mekanizmit”.

Rruga Press

YouTube player