KryesoreLajme

Djali i ish-presidentit Biden reagon për Zvërnecin dhe Sazanin: Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter, ka përmendur projektin e Zvërnecit të Jared Kushner dhe Ivanka Trumpit, ndërsa ironizon se ende në ShBA duan të merren me pikturat e tij.

Ai shkruan në X se fëmijët e Trump-it po bëjnë biznese duke cekur përveç çiftit Kushner-Ivanka, edhe Donald Trump Junior që ka marrë 620 milionë dollarë nga Pentagoni përmes një start-upi, ndërsa djali tjetër po nxjerr në bursë një kompani dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

“Pra, që ta kuptoj mirë.

Lexo më shumë  Rama kërkon me zor një iranian në shesh

Jake Tapper është i përqendruar te sulmet ndaj nënës sime.

Ndërkohë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri.

Donald Trump Jr. u martua me vajzën e bankierit të Jeffrey Epstein, dhe një startup i mbështetur nga fondi i tij sapo mori një hua rekord prej 620 milionë dollarësh nga Pentagoni.

Eric Trump po nxjerr në bursë një kompani izraelite dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë, në mes të një lufte me Iranin që askush nuk e donte.

Dhe e di ç’do thoni: “Po pikturat e tua, Hunter?”

Lexo më shumë  Pishina, muri dhe fasada e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pa leje. Sulaj: Jam me certefikatë pronësie!

Ju lutem” – shkruan Hunter Biden.

Rruga Press

YouTube player